Shpirti që pikonte vesë
- nga K. P. Traboini
Sado që ja turbulluan jetën poetit Luigj Çekaj, gjithmonë mbeti i pastër
e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich
Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e
heshtur."
SHPIRTI QË PIKONTE VESË…
nga KOLEC TRABOINI
Jeta e Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të
qiellit. E përfytyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e
të përpihej nga dallgët mizore të detit. Viktor Hygoi ka një përshkrim
tronditës për këtë skenë, rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me
demagogji se ishte për ta shpëtuar njeriun- i zgjaste një shkop, e ky
shkop, ku varej në fije të perit shpresa e jetës, vetëm se e zhyste më
thellë, pa e lënë as të shpëtonte, as të vdiste. E thënë ndryshe- një
jetë plot tension e mundime, një torturë që edhe karakterin më të fortë
njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente, e tromakste aq
thellë në shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të
pashmangshme gjurmë në psikiken e njeriut për gjithë jetën. Ne themi
shpesh se, ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo
harrojmë se kemi kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa
moralisht e të shumtit në të dyja këto mizori të një shoqërie
totalitare. Dolëm të gjymtë, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e
tmerri i asaj ëndrre hekakeqe, që kurrë nuk mund të na ikë, madje sado
larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithsesi peng i një jete të
cunguar, apo më keq, të përçudnuar, nëpër të cilën kaloi populli që i
përkasim, jo pak, por gjysmë shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte
një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i
fortë, si trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. Ky
karakter do të vezullonte kur ende ferishte do të ndodhej në oborrin e
Degës së Brendshme në Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i
internonin në Tepelenë për shkaqe biografike. I ndodhur përpara
gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte të arratisurit, duke thënë
se si i braktisin “armiqtë e popullit" këto fëmijë si trëndafila,
vogëlushi malësor nuk ka duruar më dhe në praninë e dhjetëra e dhjetëra
njerëzve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të
gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogël as ka qeshur, as ka
qarë. Ai pati guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra dhe
të tjerat nuk kishin më rëndësi. Kjo do të thotë se ai ishte poet që i
vogël, ashtu siç do të parathoshte mundimet e tij të ardhshme nën
diktaturë. Më pas, kurrkush nuk do t’ia kujtonte atë gur, sepse ai detaj
ishte harruar, aq më tepër se gjenerali Hilmi Seiti më pas ka vdekur (
thonë se e kanë helmuar në zyrën e sekretarit të parë të Komitetit të
Partisë me kafe), por është vetë Luigji që risjell në travajat e jetës
së tij, emocionalisht, përshkruar aq bukur në librin : ”Unë vij nga
Shkodra", i cili me shumë se sprovës letrare, siç e ka cilësuar autori,
është një dëshmi autentike për fatet njerëzore, për tmerrin e
diktaturës, dhunimin e të drejtave, por gjithashtu dalin në pah edhe
mirësitë e njerëzve shpirtmëdhenj çfarë sintetizohet në rrëfimet për
mjekun Sandër Ashta apo edhe për një ushtarak si Sejdi Miloti, më vonë i
vetëvrarë, që i shpëtoi jetën Kol Çekës, babës së Luigjit, i cili nën
kërcënimin e ekzekutimit, u largua nga Shqipëria, duke lënë gruan me
fëmijë të vegjël. Luigji, duke qenë i biri i një të arratisuri, nuk mund
të shkonte shumë kohë e shumë larg pa u ndeshur me barrierën “biri i
tradhtarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat, të cilët kishin reputacion,
ai arrin të gjejë një shteg për të vazhduar studimet për inxhinieri, pa
shkëputje nga puna. Por vjen një ditë që farkëtuesit e luftës së
klasave e mbërthejnë, e përjashtojnë nga e drejta për të vazhduar
studimet e, çfarë ishte më e keqja, edhe nga puna, deri në absurditetin,
të dëbohet nga qyteti. Luigj Çekaj gjithë jetën kishte ëndërr të merrej
me letërsi. Bota e letrave ku përhumbej orë e ditë të tëra, ishte ai
mjedis e ajo hapësirë lirie, ku kurrkush nuk të përbuzte, kurrkush nuk
të zbonte si një qen prej shtëpisë tënde e ku e ndjeje veten krejt
ndryshe. Ja çfarë do të shkruante për dramën e tij që nuk ish vetëm e
tij: Në prill vjen urdhri, përjashtim nga Universiteti! Në maj vjen
urdhri tjetër: Të pushohet nga puna! Dhe në qershor i treti: të dëbohet
nga qyteti. Kështu që dekanati, shefi kuadrit, policia, Shpirtrat tanë
si dreqër i përzinin nga Shqipëria"... Luftoi sa mundi për ta mbrojtur
jetën e vet, atë jetë në kushte modeste që ja kafshonin aq ligsht, aq pa
mëshirë, luftoi për drejtën për të jetuar i qetë, për të pasur një
punë, një shkollë, një shtëpi për vete e familjen e vet, por hienat e
diktaturës nuk i ndaheshin. E në një çast të errët, kur ju duk se në
ketë botë kishte ardhur fatalisht, sepse përbuzej e dëbohej e tregohej
me gishtin e tmerrshëm të luftës së klasave, duke mos parë kurrkund
dritë, e kurrkund fije shprese, tenton të ikë nga bota e të gjallëve. Po
ja që nuk të lenë të ikësh ata që të duan. Ju gjendën afër e në krah
shokët e miqtë, iu gjend një mjek si Sandër Ashta, që jo vetëm e mjekoi
por iu bë si vëlla e shkuar vëllait. Për Sandër Ashtën, që tashmë nuk
ndodhet ndër të gjallë, pikëllon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj, sepse
mjeku jo vetëm e kishte shpëtuar, por edhe e kish mësuar ta dojë e të
luftojë për jetën. Shkatërrimi i sistemit barbar komunist e çliroi prej
makthesh, e, siç do të bënte çdo kush në këtë botë, për të takuar
prindin qe i mungoi tërë jetën, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh
dhe u shfaq në Nju Jork në shkurt 1993. Trokiti në derën e shtëpisë dhe
në ballë të saj pa një burrë të plakur, të cilin e përqafoi përmallshëm e
aq tronditshëm sa edhe fjalët nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte
martuar në Amerikë. Kishte edhe fëmijë. Vëllain e vet nga baba që ishte
rritur e bërë burrë, s’e kishte parë kurrë në jetën e tij Luigj Çekaj.
Erdhi një ditë që ai fitoi të drejtën të jetojë në tokën e lirë, erdhi
një ditë që solli familjen nga Shqipëria, erdhi një ditë të gëzojë në
strehën e vet e me fëmijët e vet si zogj; erdhi një ditë që e ndjeu
kënaqësinë që të jep puna në një revistë si “Jeta katolike", erdhi një
ditë që ndjeu dhembje për nënën që vdiq larg në Shkodër, erdhi një ditë
që t’i gëzohet pasionit të jetës së tij për letërsinë duke venë në dorën
e miqve e shokëve librin e tij poetik “Vjeshta në aeroporte", ku kish
derdhur tërë ndjenjat e shpirtit të vet, tërë dhimbjen e dashurinë. Më
pas do të botonte edhe kujtimet e përshkrimet e jetës së vet në librin
“Unë vij nga Shkodra”. Erdhi edhe një ditë tjetër, ashtu si vjen pas
ditës nata, pas reve shiu, pas vjeshtës dimri....dhe një aksident në
punë, goditje në kokë tek punonte mekanik, do të ishte gati fatale për
të… Falë zotit e falë një mjeku shqiptar aq të përkushtuar si Agim Leka,
Luigj Çekaj do të vinte sërish në gëzimin e jetës. Veç, ato re të
errëta që gjithë jetën ia kishin kërcënuar qiellin, nuk mund të ishin pa
një gjurmë, herë - herë edhe dyndeshin përmes subkoshiencës së tij. Ato
dilema, ato lodhje, ajo psikikë e vrarë, ato ëndrra të shtypura, ajo
jetë e nëpërkëmbur nuk mund të shuheshin krejtësisht. Ashtu sikur
ndërrohen stinët që diç lenë pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku, në
gji të shkëmbinjve gjen ende borë. Madje nëpër alpe gjen borë edhe në
mes të verës. Edhe me jetën njerëzore kështu është. Ne mund që t’i kemi
harruar shumë tmerre që kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojnë si
drurët në dimër, e vjen një ditë, që miku ynë i përbashkët Astrit Tota
në telefon të më thotë, Luigj Çekaj ka qenë fort i sëmurë. E kur hyj në
lidhje me Luigjin të më thotë se qenka e vështirë të shpëtosh nga e
keqja që koha vrasëse e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por falë
mjekut Graig Kordick dhe kësaj Amerike e hodha të keqen. Pra kishin ikur
retë e vranëta nëpër horizonte të tjera, e në ato ditë me vranësina të
turbullta Luigji kishte shkruar shumë poezi, një prej të cilave në
telefon ma këndoi. Them këndoi sepse vargjet i ka si këngë shpirti, i ka
edhe si dramë edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkëbisedim me
miqtë, por edhe si elegji dhembje për ata që nuk janë më. Duke e mbyllur
këtë esè, në këto çaste kur ai është kthyer serish nën pushtetin e
peizazheve të vranëta përtej xhamave të Pressbyterian Hospital, ku nuk
ndalon të shkruaj vargje, rri e mendoj për mikun tim poet e them, sado
që ia turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq
fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar
tamam atëherë kur nata është më e heshtur."
Gjithë jetën i duroi në heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe
shpirti i tij gjithherë pikoi vesë...
Boston, 13 shtator 2008
(Poeti Luigj Çekaj lindi në vitin 1951 dhe ndërroi jetë në New York më 5
janar 2021)
Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto
Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto
Sado që ja turbulluan jetën poetit Luigj Çekaj, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur."
SHPIRTI QË PIKONTE VESË…
nga KOLEC TRABOINI
Jeta e
Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të qiellit. E
përfytyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e të përpihej nga
dallgët mizore të detit. Viktor Hygoi ka një përshkrim tronditës për këtë
skenë, rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me demagogji se ishte për ta
shpëtuar njeriun- i zgjaste një shkop, e ky shkop, ku varej në fije të perit
shpresa e jetës, vetëm se e zhyste më thellë, pa e lënë as të shpëtonte, as të
vdiste. E thënë ndryshe- një jetë plot tension e mundime, një torturë që edhe
karakterin më të fortë njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente,
e tromakste aq thellë në shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të
pashmangshme gjurmë në psikiken e njeriut për gjithë jetën. Ne themi shpesh se,
ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo harrojmë se kemi
kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralisht e të shumtit në
të dyja këto mizori të një shoqërie totalitare. Dolëm të gjymtë, dikush nga
trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ëndrre hekakeqe, që kurrë nuk mund
të na ikë, madje sado larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithsesi peng
i një jete të cunguar, apo më keq, të përçudnuar, nëpër të cilën kaloi populli
që i përkasim, jo pak, por gjysmë shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte
një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i fortë, si
trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. Ky karakter do të
vezullonte kur ende ferishte do të ndodhej në oborrin e Degës së Brendshme në
Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i internonin në Tepelenë për shkaqe
biografike. I ndodhur përpara gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte të
arratisurit, duke thënë se si i braktisin “armiqtë e popullit" këto fëmijë
si trëndafila, vogëlushi malësor nuk ka duruar më dhe në praninë e dhjetëra e dhjetëra
njerëzve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të gjeneralit.
Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogël as ka qeshur, as ka qarë. Ai pati
guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra dhe të tjerat nuk kishin
më rëndësi. Kjo do të thotë se ai ishte poet që i vogël, ashtu siç do të
parathoshte mundimet e tij të ardhshme nën diktaturë. Më pas, kurrkush nuk do
t’ia kujtonte atë gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq më tepër se gjenerali
Hilmi Seiti më pas ka vdekur ( thonë se e kanë helmuar në zyrën e sekretarit të
parë të Komitetit të Partisë me kafe), por është vetë Luigji që risjell në
travajat e jetës së tij, emocionalisht, përshkruar aq bukur në librin : ”Unë vij
nga Shkodra", i cili me shumë se sprovës letrare, siç e ka cilësuar
autori, është një dëshmi autentike për fatet njerëzore, për tmerrin e
diktaturës, dhunimin e të drejtave, por gjithashtu dalin në pah edhe mirësitë e
njerëzve shpirtmëdhenj çfarë sintetizohet në rrëfimet për mjekun Sandër Ashta
apo edhe për një ushtarak si Sejdi Miloti, më vonë i vetëvrarë, që i shpëtoi
jetën Kol Çekës, babës së Luigjit, i cili nën kërcënimin e ekzekutimit, u
largua nga Shqipëria, duke lënë gruan me fëmijë të vegjël. Luigji, duke qenë i
biri i një të arratisuri, nuk mund të shkonte shumë kohë e shumë larg pa u
ndeshur me barrierën “biri i tradhtarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat,
të cilët kishin reputacion, ai arrin të gjejë një shteg për të vazhduar
studimet për inxhinieri, pa shkëputje nga puna. Por vjen një ditë që
farkëtuesit e luftës së klasave e mbërthejnë, e përjashtojnë nga e drejta për
të vazhduar studimet e, çfarë ishte më e keqja, edhe nga puna, deri në
absurditetin, të dëbohet nga qyteti. Luigj Çekaj gjithë jetën kishte ëndërr të
merrej me letërsi. Bota e letrave ku përhumbej orë e ditë të tëra, ishte ai
mjedis e ajo hapësirë lirie, ku kurrkush nuk të përbuzte, kurrkush nuk të
zbonte si një qen prej shtëpisë tënde e ku e ndjeje veten krejt ndryshe. Ja
çfarë do të shkruante për dramën e tij që nuk ish vetëm e tij: Në prill vjen urdhri,
përjashtim nga Universiteti! Në maj vjen urdhri tjetër: Të pushohet nga puna!
Dhe në qershor i treti: të dëbohet nga qyteti. Kështu që dekanati, shefi
kuadrit, policia, Shpirtrat tanë si dreqër i përzinin nga Shqipëria"...
Luftoi sa mundi për ta mbrojtur jetën e vet, atë jetë në kushte modeste që ja
kafshonin aq ligsht, aq pa mëshirë, luftoi për drejtën për të jetuar i qetë,
për të pasur një punë, një shkollë, një shtëpi për vete e familjen e vet, por
hienat e diktaturës nuk i ndaheshin. E në një çast të errët, kur ju duk se në
ketë botë kishte ardhur fatalisht, sepse përbuzej e dëbohej e tregohej me
gishtin e tmerrshëm të luftës së klasave, duke mos parë kurrkund dritë, e kurrkund
fije shprese, tenton të ikë nga bota e të gjallëve. Po ja që nuk të lenë të
ikësh ata që të duan. Ju gjendën afër e në krah shokët e miqtë, iu gjend një
mjek si Sandër Ashta, që jo vetëm e mjekoi por iu bë si vëlla e shkuar vëllait.
Për Sandër Ashtën, që tashmë nuk ndodhet ndër të gjallë, pikëllon me vargje
nostalgjie Luigj Çekaj, sepse mjeku jo vetëm e kishte shpëtuar, por edhe e kish
mësuar ta dojë e të luftojë për jetën. Shkatërrimi i sistemit barbar komunist e
çliroi prej makthesh, e, siç do të bënte çdo kush në këtë botë, për të takuar
prindin qe i mungoi tërë jetën, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u
shfaq në Nju Jork në shkurt 1993. Trokiti në derën e shtëpisë dhe në ballë të
saj pa një burrë të plakur, të cilin e përqafoi përmallshëm e aq tronditshëm sa
edhe fjalët nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar në Amerikë. Kishte edhe
fëmijë. Vëllain e vet nga baba që ishte rritur e bërë burrë, s’e kishte parë
kurrë në jetën e tij Luigj Çekaj. Erdhi një ditë që ai fitoi të drejtën të
jetojë në tokën e lirë, erdhi një ditë që solli familjen nga Shqipëria, erdhi
një ditë të gëzojë në strehën e vet e me fëmijët e vet si zogj; erdhi një ditë
që e ndjeu kënaqësinë që të jep puna në një revistë si “Jeta katolike",
erdhi një ditë që ndjeu dhembje për nënën që vdiq larg në Shkodër, erdhi një
ditë që t’i gëzohet pasionit të jetës së tij për letërsinë duke venë në dorën e
miqve e shokëve librin e tij poetik “Vjeshta në aeroporte", ku kish
derdhur tërë ndjenjat e shpirtit të vet, tërë dhimbjen e dashurinë. Më pas do
të botonte edhe kujtimet e përshkrimet e jetës së vet në librin “Unë vij nga
Shkodra”. Erdhi edhe një ditë tjetër, ashtu si vjen pas ditës nata, pas reve
shiu, pas vjeshtës dimri....dhe një aksident në punë, goditje në kokë tek
punonte mekanik, do të ishte gati fatale për të… Falë zotit e falë një mjeku
shqiptar aq të përkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do të vinte sërish në
gëzimin e jetës. Veç, ato re të errëta që gjithë jetën ia kishin kërcënuar
qiellin, nuk mund të ishin pa një gjurmë, herë - herë edhe dyndeshin përmes
subkoshiencës së tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psikikë e vrarë, ato ëndrra
të shtypura, ajo jetë e nëpërkëmbur nuk mund të shuheshin krejtësisht. Ashtu
sikur ndërrohen stinët që diç lenë pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku, në
gji të shkëmbinjve gjen ende borë. Madje nëpër alpe gjen borë edhe në mes të
verës. Edhe me jetën njerëzore kështu është. Ne mund që t’i kemi harruar shumë
tmerre që kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojnë si drurët në dimër, e
vjen një ditë, që miku ynë i përbashkët Astrit Tota në telefon të më thotë,
Luigj Çekaj ka qenë fort i sëmurë. E kur hyj në lidhje me Luigjin të më thotë
se qenka e vështirë të shpëtosh nga e keqja që koha vrasëse e prokusteve
komuniste na e ka ngjitur, por falë mjekut Graig Kordick dhe kësaj Amerike e
hodha të keqen. Pra kishin ikur retë e vranëta nëpër horizonte të tjera, e në
ato ditë me vranësina të turbullta Luigji kishte shkruar shumë poezi, një prej
të cilave në telefon ma këndoi. Them këndoi sepse vargjet i ka si këngë
shpirti, i ka edhe si dramë edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkëbisedim
me miqtë, por edhe si elegji dhembje për ata që nuk janë më. Duke e mbyllur
këtë esè, në këto çaste kur ai është kthyer serish nën pushtetin e peizazheve
të vranëta përtej xhamave të Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon të shkruaj
vargje, rri e mendoj për mikun tim poet e them, sado që ia turbulluan jetën,
gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e
Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e
heshtur."
Gjithë jetën i duroi në heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i
tij gjithherë pikoi vesë...
Boston,
13 shtator 2008
(Poeti Luigj Çekaj lindi në vitin 1951 dhe ndërroi jetë në New York më 5 janar 2021)
No comments:
Post a Comment